HomeKronikeGjendet i pajetë në një hotel në Kamëz 71-vjeçari italian. Çfarë thotë...

Gjendet i pajetë në një hotel në Kamëz 71-vjeçari italian. Çfarë thotë policia

spot_img

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një hotel. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Kamëz.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi me iniciale A. S., është gjetur në dhomën e hotelit ku qëndronte. Nga hetimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tyre.

Nga ana tjetër, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular