Në mbyllje të kuvendit të jashtëzakonshëm, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar atë si një monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik. Në një dalje për mediat, lideri historik i demokratëve falenderoi demokratët dhe qytetarët shqiptarë për realizimin e asaj që ai e cilësoi si ngjarja më e jashtëzakonshme në historinë e lirisë së shqiptarëve.
“Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një momument madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve të votës së lirë pa opozitë kukull. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes”- tha ai.