Nga Endri Hasa
Respekt të jashtëzakonshëm për kryetarët e degëve! Kanë qenë demokratët më të qetë në këto kohë ku presioni dhe shantazhi ka rënduar mbi ta më shumë se tek kushdo tjetër. Ofertat dhe kërcënimet i refuzuan sepse besojnë që demokratët e vërtetë nuk kanë opsion zgjedhje kur bëhet fjalë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
5259 delegatë me vullnetin e tyre të lirë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, të vetmin Kuvend që ka thirrur dhe organizon Partia Demokratike. Në 18 dhjetor Partia Demokratike do ta hap ndoshta kapitullin më të rëndësishëm të saj në historinë politike, duke u ndarë përfundimisht nga e shkuara dhe duke lidhur me shqiptarët kontratën politike për të larguar sa më shpejt, të vetmin kundërshtar që kemi, Edi Ramën!
Krenar për demokratët që dinë t’i përgjigjen me qetësi dhe maturi politike këtyre situatave