HomeKryesore“Më 18 dhjetor do lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit”/ Basha:...

“Më 18 dhjetor do lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit”/ Basha: Do marrim vendime për të ardhmen e demokratëve dhe jo hallit personal të Berishës

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në fjalën e tij pas mbledhjes së Kryesisë, se Kuvendi i vërtetë është ai i 18 dhjetorit. Ai u shpreh se në këtë Kuvend do të lihen pas mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit, duke shkuar drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar.

Kryedemokrati theksoi se në Kuvendin e 18 dhjetorit do te diskutohet dhe do te merren vendimet të rëndësishme për të ardhmen e demorkatëve, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.

Ai garantoi te gjithë demokratët se të gjitha institucionet e PD vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

“Sigurojmë cdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do te diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar, tha Basha.

Basha paralajmëroi ndjekje penale per ata qe falsifikuan simbolet e PD

Lulzim Basha paralajmëroi ndjekje penale për të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike, ndërsa prezantoi edhe pikat e rendit te dites ne Keshillin Kombetar qe do te mblidhet neser.

“Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite:

1.Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa nanëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.”

Mbledhja e Kryesise se PD zgjati mbi 3 ore dhe u mblodh pas Kuvendit qe sot zhvilloi Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular