Plagosje me armë zjarri në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram Currit pak minuta para mesnatës.
I plagosur ka mbetur një 33-vjeçar me inicialet A.H, ndërkohë që është identifikuar edhe autori G.V, 24 vjeç i cili është shpallur në kërkim.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H.
Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.