HomeKryesoreSot ditëlindja e 31 e PD, në hyrje të selisë një memorial...

Sot ditëlindja e 31 e PD, në hyrje të selisë një memorial kushtuar ditës së themelimit. Basha ftesë demokratëve

spot_img

Sot është ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike. Lideri demokrat, Lulzim Basha ftoi dje demokratët që të vinin në selinë e PD në orën 12:00, për të festuar këtë ditë të shënuar për këtë parti.

Në hyrje të selisë ndodhet një memorial kushtuar kësaj date, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së, ndërkohë që ai do të zbulohet në orën 12:00.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se situata në këtë parti është e qetë. Ndërkohë ai raportoi një incident të vogël, ku sipas tij një furgon ka hyrë për pak sekonda, sa ka xhiruar sheshin brenda PD. Një person ka thirrur ‘Rroftë Sali |Berisha” dhe më pas është larguar.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në ftesën e Bashës drejtuar demokratëve.

foto galeri

foto galeri foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular