HomeKryesoreDosja e Bashës gati për në gjyq, padi për Kuvendin e ish-kryeministrit...

Dosja e Bashës gati për në gjyq, padi për Kuvendin e ish-kryeministrit Berisha

Advertismentspot_img

Kjo e hënë ka startuar me nisjen e punës brenda selisë së Partisë Demokratike për dërgimin në gjyq të Kuvendit të Berishës, pasi në të janë përdorur stema dhe logo e partisë në mënyrë të paligjshme. Një gjë të tillë e artikuloi vetë Basha të shtunën në mbrëmje, pas mbledhjes së Kryesisë, ndërsa sot ka nisur puna për padinë, e cila do dërgohet në gjykatë.

Duke e konsideruar ilegjitim Kuvendin e mbajtur më 11 dhjetor, kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar betejë gjyqësore për të gjithë ata që sipas tij shpërdoruan dhe falsifikuar simbolet e institucioneve të Partisë Demokratike. Basha ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të merrej me përgatitjen e kallëzimit penal.

Ndërsa Kuvendi I 11 dhjetorit e shkarkoi atë nga detyra, vendim i cili do të ratifikohet në referendumin e dates 18 dhjetor, Lulzim Basha iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë Kuvendit duke propozuar të njëjtin vendim për  anëtarët e Kryesisë që dolën kundër përfshi  kryetarin e këshillit kombëtar Edi Paloka.

“Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite: Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe nanëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor” e vendosi kryesia në mbledhjen e orëve të vona të së shtunës.

Lulzim Basha e bëri të qartë se nuk njeh dhe as nuk do pranojë asnjë vendim të kuvendit të Berishës. “Siguroj çdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe shqiptar.

Me vendimin e kryesisë u shkarkuan edhe 12 kryetarët e degëve që refuzuan kuvendin e Lulzim Bashës dhe 4 sekretarëve të Partisë Demokratike për të bërë funksionalë sekretariatet që ata mbulojnë.

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular