Kreu i PD, Lulzim Basha ka inkurajuar sërish institucionet e drejtësisë për të hetuar politikanë të niveleve të larta.
Ai ka thënë para mediave, se gjyqtarë e prokurorë ndodhen në presion për të mos vepuar, e shtoi se PD do të jetë krah tyre për të denoncuar këto raste.
“Dua ta them se megjithëse dje ka qenë ditë e ngarkuar, nga monitorimet e medias nuk ka munguar deklaratat tona. Duket qartë se presioni vazhdon për të minimizuar vjedhjen e këtyre viteve, në dritë të diellit, ku përfshihen llogari bankare jashtë shtetit, për të fshehur para dhe përfitues. Inkurajoj prokurorët, dje isha dhe jam kritik për vonesën e madhe, por sot është rasti të them diçka tjetër. Këta hetues ndodhen në presion për të mos vepruar.
Dua t’ju them që PD-në e kanë në krah për të luftuar korrupsionin e politikanëve të lartë. Për të kaluar edhe njëherë në thelbin se çdo të thotë kjo për xhepat e shqiptarëve, si janë grabitur këto para, si është hequr buka nga goja e fëmijëve shqiptarë. Uroj që Gugallja të jetë në kërkim, të mos ia kenë mbyllur gojën përgjithmonë, si Gugallja. Nuk do të ndalemi së denoncuari këto raste”, tha Basha.