Duket se çdo gjë është gati për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike, ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.
startnews.al, ka siguaruar një foto nga brenda ambienteve, ku duket skena dhe podiumi në të cilën do të mbajnë fjalën Lulzim Basha dhe të pranishmit e tjerë.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më para slogani i Kuvendit të PD është “Zgjedhim të Ardhmen”.
Kryedemokrati Basha e konsideron 18 dhjetorin si Kuvendin e vetëm të PD-së dhe si mundësinë për bashkim dhe zgjidhje të krizës.