HomeKryesoreMe ovacione, duartrokitje dhe i rrethuar nga mbështetësit, si u prit Basha...

Me ovacione, duartrokitje dhe i rrethuar nga mbështetësit, si u prit Basha te Pallati i Kongreseve, Kuvendi i PD nis me Himnin Kombëtar

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur te Pallati i Kongreseve, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Kryedemokrati Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga delegatët e partisë, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kongreseve, për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar, i cili mblidhet nën sloganin “Zgjedhim të ardhmen”.

I rrethuar nga mbështetës të shumtë, kryedemokrati Basha ka përshëndetur me dy gishta. Ndërkohë, të gjithë të pranishmit në sallë janë ngritur në këmbë në shenjë respekti ndaj Bashës, teksa e kanë shoqëruar ardhjen e tij edhe me thirrjet “Lulzim Basha”, “Rama ik”.

Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i PD ka nisur me Himnin Kombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular