HomeAktualitetPrezantohet projekti për Botërorin çdo 2 vite/ Çfarë thotë Presidenti i FIFA-s

Prezantohet projekti për Botërorin çdo 2 vite/ Çfarë thotë Presidenti i FIFA-s

Advertismentspot_img

Gianni Infantino dhe Arsene Wenger prezantojnë projektin e kampionatit botëror çdo dy vjet: “Dua të sqaroj se prestigji i një kompeticioni – thotë presidenti i FIFA-s në konferencën për shtyp – si kampionati botëror nuk varet nga frekuenca e tij. Përndryshe ne mund te luanim çdo dyzet vjet. Boterori është prestigjioz për cilësinë që ofron dhe impaktin që ka në mbarë botën.

Për faktin që e ndjekin katër miliardë njerëz. Studimet që kemi porositur tregojnë se nuk do të kishte asnjë problem jo vetëm për botën në aspektin e ndikimit ekonomik pozitiv, por që i gjithë ekosistemi i futbollit do të merrte përfitime shumë të qarta.

Siç thonë anglezët, sa më e madhe të jetë torta aq më shumë feta për të gjithë.

Përsa i përket UEFA-s, mbase nuk i kanë parë numrat: sot prezantuam ato ekonomike, e kemi përshtatur kalendarin duke marrë parasysh këndvështrimet e klubeve europiane që duan të luajnë të gjitha kualifikueset në një muaj, kemi bërë analiza nga më të mirat në botë.

Tani mund të vazhdojmë të flasim për diçka shumë më konkrete. Ajo që ka rëndësi është të arrijmë, në fund të diskutimit, me diçka më të mirë se ajo që kemi sot”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular