HomeAktualitet‘Shqipëria e tëra në protestë?”- Berisha dhe përkrahësit e tij publikojnë foto...

‘Shqipëria e tëra në protestë?”- Berisha dhe përkrahësit e tij publikojnë foto nga arkiva për protestën e 20 Dhjetorit!

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, pjesë e grupit që përkrah ish kryeministrin Sali Berisha ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto të protestës, por jo të tubimit të 20 dhjetoritBylykbashi ka hedhur një fotografi të vjetër të protestave të opozitës, kur kjo e fundit protestonte vite më parë para Kryeministrisë dhe ku Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushej plot. Postimet janë bërë pas përfundimit të tubimit të 20 Dhjetorit, ku për herë të parë PD ka protestuar e ndarë në dy kampe.

Nuk dihen arsyet pse deputeti i PD-së ka publikuar fotot e protestave të dikurshme të opozitës dhe jo pamjet e sotme të pjesëmarrësve në tubim.

Ndërkohë që kjo foto është postuar disa minuta pra protestës edhe nga vetë Sali Berisha, i cili theksonte se “Shqipëria e tera ne proteste!”

Sipas Berishës në këtë status “Dhjetra mijëra qytetare vërshojnë ne protestën historike ne mbrojtje te interesit dhe pasurisë kombëtare! Nderim protestueseve te pamposhtur!”

FOTO NGA LSA PER PROTESTEN E SOTME

 

 

 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular