HomeAktualitetI cilësuar person me rrezikshmëri në Britani, e shkuara kriminale e 36-vjeçarit...

I cilësuar person me rrezikshmëri në Britani, e shkuara kriminale e 36-vjeçarit që shoqëronte Berishën dhe shkelmoi derën e selisë së PD

spot_img

Sali Berisha hyri në selinë e PD, duke mbajtur një konferencë për mediat, por ka qenë një militant, mbështetës i ish- kryeministrit i cili me dhunë ka shkallmuar një nga dyert në seli.

Mësohet se ky person është identifikuar si Fation Dautaj, preson me precedent kriminal. 36-vjeçari është cilësuar si person i rrezikshëm në Britani.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) ai është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Sipas mediave britanike Dauitaj është një gangster, “pa gjurmë financiare” në Mbretërinë e Bashkuar që ka një “Piano Bar” në Shqipëri.

Ai u bë qytetar i përhershëm në gusht 2017, por “Home Office” e revokoi atë në shtator të 2019-ës, bazuar në inteligjencën nga NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij, por nuk kishte qenë në gjendje ta akuzonte atë.

Dauti mohon përfshirjen në krim dhe argumentoi gjatë apelit që ai thjesht e njeh shoqërisht ose ishte në lidhje me disa anëtarë të tjerë të bandës që po hetohej.

Këtu përfshihej kushëriri Alket Dauti, 33 vjeç, i cili u arrestua nga oficerët e NCA në qershor të 2018-ës në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pasi u takua me Dautinm, para se të ekstradohej në Belgjikë në janar të vitit 2019 për të vuajtur një dënim prej 10 vitesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular