Policia italiane ka zbuluar një skemë mashtrimi ku në pranga ranë 3 persona, pasi akuzohen se kanë shpërndarë certifikata falas te COVID-i.
Në pamjet e publikuara nga media, shihet se si infermierja Anna Maria Lo Brano, shtiret sikur vaksinon pacientët.
Ajo hodhi përmbajtjen e injeksionit në një facoletë e më pas, nis ta aplikojë në shpatullat e pacientëve.
Ngjarja ndodhi në Palermo ndërsa videon e ka publikuar policia.
Përveç infermieres së përmendur, u arrestua edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino.