HomeKryesoreBasha për skandalin e të dhënave financiare të shqiptarëve dhe inceneratorët: “Tangentopoli”,...

Basha për skandalin e të dhënave financiare të shqiptarëve dhe inceneratorët: “Tangentopoli”, që meriton nje megaproces

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Rama në lidhje me skandalin e publikimit të listpagesave të më shumë se 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë. Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, Basha, u shpreh se publikimi i të dhënave personale të qytetarëve është zgjatim i skemës së patronazhistëve me qëllim realizimin e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

kryedemokrati i bëri thirrje organeve ligjzbatuese që të vijojnë hetimet pa asnjë ndikim, pasi sipas informacioneve të PD-së ka një presion për mbylljen e të dyja skandaleve, si atë të inceneratorëve dhe skandalin e djeshëm të të dhënave personale.

Basha kërkoi për këto dy skandale, bërjen e një procesi gjyqësor të ngjashëm me “Tangentopolin”, ku u arrestua gjysma e klasës politike shqiptare për lidhjet me mafian.

“Ndjesa e tij është sa për të kaluar radhën pasi kjo është një çështje penale dhe jo politike. Është pjesë e skemës së patronazhimit dhe blerjes së votës për mandatin e tretë. Sa herë ka kërkuar ndjesë gjërat kanë shkuar më keq në Shqipëri. Ky skandal lidhet me skandalin e inceneratorëve dhe ajo që i bashkon është përfituesi nga këto dy skandale që është Edi Rama. Qytetarët e kanë të qartë se koka është Edi Rama. Nëse SPAKU do të vijojë hetimet do të kemi të arrestuar gjysmën e kabinetit.

Kjo është një “Tangentopoli”, një term që është i huazuar nga Italia për procesin e arrestimit të gjysmës së klasës politike për shkak të lidhjeve me mafian.

Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët ja ku është ujku. Prania e skandaleve në të njëjtën kohë mund të jetë edhe për të mbuluar njëri tjetrin, por shpresa se do ti shuaj të dyja duke i përplasur është një skemë e kotë. Qeveria gjatë pandemisë u hoqi bukën qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve, por nuk ndaloi pagesat ndaj skemës së inceneratorëve.

Publikimi të dhënave personale është zgjatim i skemës së patronazhistëve, të cilët u mbrojtën dhe u promovuan nga Edi Rama. Duhet të ndaleni dhe të kuptojmë se kemi të bëjmë me dy skandale të ndryshëm por me një përfitues të vetëm.

Me paratë e inceneratorëve janë blerë vota dhe media për zgjedhjet e 25 Prillit, me skandalin e të dhënave personale, gjithashtu të dhënat e qytetarëve u vunë në shërbim të masakrës elektorale. Në konkludim, jemi përpara një “Tangentopoli”, i bëj thirrje SPAK, Byrosë Kombëtare dhe Shërbimit Informativ të krijojnë strukturën e nevojshme që të vihen para përgjegjësisë personat me mbrojtje politike. I bëj thirrje agjencive të huaja të vënë të gjitha informacionet në dispozicion të drejtësisë shqiptare, pasi informacionet tregojnë për një presion politik në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale sikundër vijon që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën. I garantoj qytetarët se pavarësisht ritmit të SPAK, përkundër presioneve, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre, PD është e vendosur të vijojë me përkushtim atë pjesë që Kushtetuta ja ka garantuar përmes Komisioneve Hetimore”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular