HomeKryesore‘Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo bilardove?’/Basha: S’ka delegatë, Kuvendi Kombëtar i...

‘Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo bilardove?’/Basha: S’ka delegatë, Kuvendi Kombëtar i ka marrë vendimet! S’kemi propozuar emër për presidentin e ardhshëm

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha , në konferencën e zhvilluar për shtyp, theksoi se nuk duhet të largohet vëmendja nga skandalet e mëdha që kanë përfshirë vendin.

Ndërsa i cilësoi Komisionit e Rithemelimit si , Komisioni i qofteve apo i bilardove, Basha theksoi se PD ka vetëm një aktivitet dhe ai është Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit i cili ka marrë vendimet

“Komisioni i Rithemelimit të qofteve apo bilardove? Ça votimi?  S’ka delegatë, ka vetëm një aktivitet t të PD, Kuvendi Kombëtar që ka marrë vendime.

Sa kohë që mbajnë tezën dhe Këshilli Kombëtar nuk ka marrë vendime, ne nuk kemi ndërmend të shfokusojmë vëmendjen tek ata që janë kthyer në oksigjenin e Ramës. Vëmendja është tek afera e inceneratorëve”, tha Basha.

I pyetur nëse brenda PD është diskutuar për të propozuar një emër për kandidaturë për presidentin, Basha u shpreh shkurtimisht që jo, duke mos dhënë më shumë detaje, pasi sipas tij, vëmendja duhej përqendruar tek skandalet që kanë përfshirë vendin.

A keni nisur diskutimet për kandidatin e ardhshëm për president, pasi Gjykata Kushtetuese të japë vendimin për Presidentin Ilir Meta?

Basha: Jo. Do të kemi konferenca të tjera për shtyp , ruajini disa pyetje në një moment tjetër sepse jemi para dy skandaleve shumë të mëdha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular