HomeKryesore“Personi përgjegjës për ruajtjen e të dhënave është Ilir Beqja”- Tabaku për...

“Personi përgjegjës për ruajtjen e të dhënave është Ilir Beqja”- Tabaku për skandalin e pagave: Burimi nga kanë dalë është AKSHI, 43.4 milionë euro tendera për sigurinë

spot_img

Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në lidhje me skandalin e të dhënave personale, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri përgjegjëse Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Tabaku u shpreh se qeveria shqiptare ka shpenzuar 43.4 milionë euro tendera për ruajtjen e të dhënave të AKSHI, një pjesë të të cilave i ka fituar ish-deputeti socialist Ilir Beqja.

“Përgjegjës për sigurinë e të dhënave në të gjithë Republikën e Shqipërisë është AKSHI, sot e dim se burimi i të dhënave që kanë dalë është pikërisht AKSHI. Këtu unë kam nxjerrë disa tendera pikërisht për sigurinë e të dhënave. Në periudhën 2014-2021, qeveria shqiptare ka shpenzuar 43.4 milionë euro për sigurinë e të dhënave të AKSHI-t dhe e dini cili është personi përgjegjës për ruajtjen e të dhënave është Ilir Beqja, që ju hoq dhe mandate se ka marrë këto tendera”, tha Tabaku.

Tabaku u ndal dhe te afera e inceneratorëve ku shprehu bindjen se PD do t’i shkojë deri në fund hetimit në komision për të gjetur se ku kanë shkuar 440 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Inceneratori i Fierit ka 28 të punësuar ndërkohë që nuk është i hapur. Inceneratori ka 168 të punësuar ndërkohë që është vetëm një landfill dhe këtu po flasim për paga 7 mijë dhe 10 mijë euro. Të afërm të gjithë të tre pronarëve Klodian Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallia, ku dhe vetë ata marrin paga. Inceneratori i Elbasanit ka 55 persona të punësuar me paga jashtëzakonisht të larta. Të dhënat që publikohen çdo ditë, të dhënat që i vijnë Komisionit Hetimor, informacionet që ne kemi mbledhur deri më sot për ekzistencën e 40 kompanive fiktive, nuk do na ndalojnë ne për të gjetur ku kanë shkuar 430 milionë euro”, tha Tabaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular