HomeKryesore“Silleni si filozofër, por e keni vendin në burg! Jeni të korruptuar!”-...

“Silleni si filozofër, por e keni vendin në burg! Jeni të korruptuar!”- Basha iu përgjigjet të larguarve nga PD: Në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë partisë

spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha atakoi të gjithë ish-deputetët dhe ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij në të shkuarën por edhe sot i lidh me këtë forcë politike karrigia dhe posti.

Gjatë një konference të jashtëzakonshme në lidhje me skandalin e pagave, Basha u shpreh se të gjithë ish-funksionarët e PD-së që hiqen si filozof nëpër panele televizive dhe kanë si qëllim shfokusimin e vëmendjes nga aferat dhe skandalet e qeverisë, nuk janë gjë tjetër veçse disa të korruptuar që e kanë vendin në burg.

“Çdo përpjekje për të keqkuptuar demokracinë do të marrë përgjigjen që meriton. Ti e ndien që të protestosh? Jo nuk e ndien. Ku e di ti që sot bëhen protesta? Ky është një truk për të tërhequr vëmendjen, nuk është opozita problemi, është qeveria. Opozita ka thërritur dhe do thërrasë protesta.

Shumë media, prodhojnë sondazhe fallco të paguara nga inceneratorët, shfokusojnë vëmendjen e qytetarëve nga hallet e përditshme për t’i dhënë kohën për spektakël hijeve të së shkuarës, duke i bërë shërbimin më të madh Edi Ramës. Mungesa e transparencës dhe shfokusimi i vëmendjes janë dy nga problemet që përballet jo vetëm opozita por dhe shoqëria. Ftesa ime ndaj mediave është të mos e shfokusojnë vëmendjen ndaj këtyre dy skandaleve.

Mos ta shfokusoni vëmendjen si ata që merak të vetëm kanë karriget, si ata që jo vetëm sot po dhe dje me Partinë Demokratike i lidh karrigia, në momentin që nuk ishin më deputet iu kundërvunë kësaj partie. Papritur na kanë zaptuar jo pak studio si filozofër dhe moralist, janë hajdutër që e kanë rrjepur PD-në dhe Shqipërinë për 8-vite me rradhë, janë të korruptuar e kanë vendin në burg po të funksionojë drejtësia”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular