HomeKryesoreMblidhet Këshilli Kombëtar i PD, do zgjidhen 4 sekretarët e rinj dhe...

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, do zgjidhen 4 sekretarët e rinj dhe 5 anëtarët e Kryesisë

spot_img

Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Mbledhja e sotme u njoftua dy ditë më parë nga përmes një letre drejtuar anëtarëve, nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Burimet bëjnë me dije se në këtë mbledhje do të zgjidhen sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, duke zëvendësuar kështu anëtarët e shkarkuar. Bëhet fjalë për sekretarin Organizativ, atë të Diasporës dhe dy sekretarë të tjerë. Para disa ditësh, anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandia.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bradhi ka njoftuar demokratët që mbledhja e radhës është sot ora 17:30.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular