HomeKryesoreSKANDALI ME PAGAT/ Basha: Rama të dorëhiqet! U konfirmua skema kriminale e...

SKANDALI ME PAGAT/ Basha: Rama të dorëhiqet! U konfirmua skema kriminale e patronazhistëve, ja pse është kryer me urdhër politik

spot_img

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka konsideruar një akt kriminal që është kryer me urdhër të personave të fuqishëm politik skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.

Kryedemokrati tha se Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen dhe më pas t’u kërkonte ndjesë shqiptarëve.

Si asnjëhërë shqiptarët po përballen me një furi skandalesh që ndjekin njëra-tjetrën orë pas orës. Ka plasur një skandal tjetër që në cdo vend normal do ishte pasuar nga dorëheqja e kryeministrit. Edi Rama jo vetëm nuk ka dhënë dorëhqjen por tha që ishte problemi i bravave të AKSH-it. Filloi me patronazhistët në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju përfaqësuesit e mediat i këni transmetuar qëndrimet tona se të dhënat më sensitive të qytetarëve të aksesueshme në mënyrë të paligjshme nga qeveria i ishin vënë në shërbim shtabit elektoral të PS. Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarve shqiptar është konfirmim i krimit elektoral. Këtë gjë e di fare mirë Edi Rama. Kur thotë se janë marrë si copa-copa, konfirmon denoncimin tonë. Skandali i rrjedhjes së të dhënave, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve. Edi Rama e di këtë, dhe kjo është arsyeja pse i mbron publikisht ata. Patronazhistët i pret ndjekja penale, madje dhe dënimi me burg, në një shtet normal. Është skandaloze, tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria paraqet jo vetëm për veten e saj por edhe në raport me aleatët për të mbrojtjen e të dhënave sensitive”, u shpreh kreu i PD.

“E mbani mend si vodhën serverin e Tatimeve? Kush përfundoi në burg, askush, sepse ishte skemë e orkestruar nga pushteti i atëhershëm. Sot Rama duhet të jepte dorëheqjen pastaj të kërkonte dorëheqjen. Po kërkon ta zvogëlojë këtë skandal që cenon sigurinë familjare dhe që ky pretendon se është cështje teknike bravash. Nuk është cështje e një punonjëse që paska pasion të ketë në xhep pagat e 630 mijë shqiptarëve. Ky është një akt kriminal i përmasave të tilla që nuk ka urdhër ta bëj realitet, përvec përfshirjes së personave më të fuqishëm politik në vend”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular