HomeEkonomi30 vjet "Mondial", themeluesi Zak Topuzi ka një vlerësim për partnerët dhe...

30 vjet “Mondial”, themeluesi Zak Topuzi ka një vlerësim për partnerët dhe urim për punonjësit

spot_img

Nga Zak Topuzi

Hotel MONDIAL
Vjen një dite, dhe të duhet te besh bilancin e punës 30 Vjeçare, 25 Dhjetor 1991 – 25 Dhjetor 2021
Është një maratonë profesionale, që nuk na ka lejuar te pushojmë, apo të ngadalësojmë hapin, kemi qenë në zhvillim dhe lëvizje të vazhdueshme përpara.
Natyrisht, duke folur për arritjet, dua të vlerësoj veçanërisht, Partnerët tanë të besueshëm, Klientët dhe Furnitorët , falë punës dhe bashkëpunimit reciprok, kemi përmirësuar shërbimet tona.
Në këtë ditë soleme për kompaninë, dhe mbylljes te një viti te vështire pandemie, dua te bëj një falënderim te veçantë dhe sinqerisht të shpreh fjalët dhe vlerësimet me te mira, për të gjithë punonjësit tanë ndër vite, për kontributin e madh që keni dhëne në konsolidimin e Markës MONDIAL.
Përvjetori i Kompanisë, është festa jonë e përbashkët.
Këto festa, bëhen edhe më të bukura, kur ndahet me shumë miq dhe njerëz me mendje të hapur.
Tani, është momenti për të marre frymë.
Te pimë një gote vere dhe te urojme njeri tjetrin, ne pamundësi për tu mbledhur se bashku, ne respekt te mbrojtjes se shëndetit tuaj.
Gëzuar Festat, Gëzuar Vitin e Ri 2022 !!!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular