Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ‘Lungomare’ ditën e sotme. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë së Vlorës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikime.
Sipas dëshmive, të shtënat kanë ardhur pas sherrit që ka ndodhur në një lavazh të qytetit.
Punonjësi i lavazhit është konfliktuar me një person, pronar i automjetit tip benz. Punonjësi e ka goditur me grusht, ndërsa drejtuesi i makinës tip benz ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nga të shënat me armë nuk ka persona të lënduar. Pronari i makinës është larguar me shpejtësi, ndërsa punonjësi i lavazhos është shoqëruar nga ana e policisë.
Policia po punon për identifikimin e personit që qëlloi me armë zjarri. Për ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e Vlorës.