HomeKronikeVIDEO/Grabitet biznesi në Fresk, hajdutët vjedhin paratë e pinë dhe kafe

VIDEO/Grabitet biznesi në Fresk, hajdutët vjedhin paratë e pinë dhe kafe

spot_img

Një biznes i vogël, tip kioskë-rulo ka rënë pre e një grabitjeje në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Pamjet e filmuara janë kapur nga kamerat e sigurisë së biznesit që ndodhet pranë stacionit të autobusëve në Fresk të Tiranës.

Siç shihet edhe në pamje, dy djem të rinj në dukje, të veshur sportivë dhe me kapuçë në kokë, kanë arritur të hapin derën e biznesit dhe të futen brenda rreth orës 23:00. Edhe pse gjithçka vëzhgohej nga kamerat, ata kanë nisur të mbledhin çdo qindarkë që kanë gjetur brenda kioskës dhe i kanë futur paratë në një qese e xhepa.

Në një fragment, në videon e siguruara nga Dosja, një prej tyre pikaset duke mbledhur edhe monedhat më të vogla. Ndërsa tjetri e ka marrë më me qetësi, pasi ka nisur të përgatisë dhe një kafe në ekspres. Policia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me grabitjen në fjalë. Nuk dihet ende dëmi material që i është shkaktuar këtij biznesi dhe as identitetet e dy të rinjve të filmuar, dhe pse fytyra e tyre shquhet mjaft qartë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular