Një pacient është dhunuar brenda ambienteve të urgjencës të Spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës, vetëm sepse po rënkonte.
Në pamje duket që një person tenton të nxjerrë jashtë pacientin i cili gjendet në barrelë sepse ai po rënkonte nga dhimbjet.
Sipas dëshmive për JOQ, pacienti është dhunuar nga një punonjës i spitalit në gjendje të alkoolizuar.
Ngjarja rëndohet më tej edhe nga fakti se aty ndodhen persona të tjerë të veshur me uniformën e Kryqit të Kuq Shqiptar, por askush nuk e ndalon dhunën, madje qeshin dhe filmojnë.