HomeKronikeNdalohet te “Trauma” Vinçens Piroli, dëshmia e 34-vjeçarit të plagosur: Më qëlluan...

Ndalohet te “Trauma” Vinçens Piroli, dëshmia e 34-vjeçarit të plagosur: Më qëlluan tek Ura e Bunës, ja pse nuk shkova në Spitalin e Shkodrës

spot_img

Ndalohet në Spitalin e Traumës i plagosuri Vinçens Piroli. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se ndaj 34-vjeçarit Piroli ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet se në korrik të 2021 së bashku me Dorian Lalën ekzekutuan në Ulqin Momcilo Gjurishic.

34-vjeçari i plagosur mbrëmjen e kaluar në Shkodër nuk ka folur dot për policinë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. I plagosuri ka pasur një komunikim vetëm me bluzat e bardha në Lezhë, ku i ka thënë se ka qenë duke lëvizur në këmbë në zonën e Urës se Bunës në Shkodër, kur dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

Nga frika se atentatorët do ta ndiqnin, ai nuk shkoi në Spitalin e Shkodrës, por kërkoi ndihmë në atë të Lezhës. Nisur nga kjo, policia ka ushtruar kontrolle në zonën e përmendur, por nuk ka gjetur gëzhoja dhe as raportime për të shtëna me armë.

Ndërkohë, po punohet me kamerat për të identifikuar personin që shoqëroi 34-vjeçarin në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular