Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Don Bosko të kryeqytetit, ku nga informacionet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë 1 person, si dhe janë plagosur tre të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në thellësi të Don Boskos, në zonën e njohur si “Filanto”. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, apo i personave të tjerë të plagosur.
Pamjet nga lokali ku ka ndodhur ngjarja
Ndërkohë që nga pamjet e siguruara nga vendngjarja shihet një prani e madhe e forcave të policisë në zonë, si dhe prania e autoambulancave.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti mes të rinjve.
Vijon…