HomeKryesoreBasha: Ndërkombëtarët e dinë mirë kush e financon Berishën, do t’u ngrijnë...

Basha: Ndërkombëtarët e dinë mirë kush e financon Berishën, do t’u ngrijnë asetet si në Bosnje Hercegovinë

spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një konference për mediat nga selia e Partisë Demokratike pas protestës së dhunshme të mbështetësve të ish-kryeministrit, deklaroi se partnerët ndërkombëtarë e dinë shumë mirë se kush e financon Sali Berishën.

Sipas Bashës, atyre do t’u ngrihen asetet ashtu siç partnerët ndërkombëtarë po veprojnë në Bosnje-Hercegovinë. Ai vuri në dukje se janë të njëjtët njerëz që deri dje rrinin në paradhomën e Berishës, ndërsa sot rrinë në atë të kryeministrit Edi Rama.

“Partnerët ndërkombëtarët e dinë shumë mirë kush e financon Sali Berishën, emrat do t’i bëjnë të ditur siç i kanë bërë në rastin e Bosnje Hercegovinës, nuk do të mund të shpëtojë asnjë oligark financues. Prandaj janë tërbuar, po le të vazhdojë festa e tyre dhe mbështetja ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës, janë po ata që rrinin te zyra e Sali Bearishës dhe tani rrinë te paradhoma e Edi Ramës. Po nuk do të shkojë ashtu siç mendojnë ata, nuk do të mund të na imponohen dot. Janë nën vëzhgimin e partnerëve dhe nën vëzhgimin tonë dhe të drejtësisë. Faktet janë kokëforta për përfshirjen e tyre dhe mbështetjen e tyre që i japin Sali Berishës, ashtu si në Bosnje që do t’u ngrihen astetet dhe  nuk do të ketë as charter që t’i shpëtojë”, deklaroi Basha gjatë konferencës për mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular