HomeKryesoreÇfarë po ndodh në selinë e PD? Për më shumë se 3...

Çfarë po ndodh në selinë e PD? Për më shumë se 3 orë Prokuroria po mbledh prova. Basha pritet të dalë për mediat

spot_img

Për gati tre orë ambientet e selisë së PD janë të rrethuara nga policia dhe në vendin e ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryhen veprime procedurale

Në selinë e Partisë Demokratike po këqyret çdo ambient ku u zhvillua protesta e organizuar nga Berisha që degradoi në përdorimin e dhunës.

Prokuroria po mbledh çdo provë të paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.

Janë sekuestruar të gjitha provat, në funksion të hetimit.

Kujtojmë që për protestën e sotme para selisë së PD të organizuar nga Berisha janë shoqëruar në polici 20 persona.

Ndërkohë kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të ketë një komunikim me gazetarët. Nga ana tjetër edhe Sali Berisha ka njoftuar një konferencë në orën 18:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular