Me ndërhyrjen e forcave RENEA janë larguar protestuesit nga selia e PD-së.
Ndërkohë në seli ka mbërritur edhe Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj e cila është shprehur se do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.
‘Do të hetohen çdo situatë dhe përgjegjësit e përfshirë në aktet e dhunës do të përgjigjet përpara ligjit’, ka thënë ajo.
Ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu është shprehur se kreu i PD , Basha u mbrojt nga Edi Rama.