HomeBotaErdogan sërish probleme me shëndetin? Kërkon ndihmën e kardiologut më të njohur...

Erdogan sërish probleme me shëndetin? Kërkon ndihmën e kardiologut më të njohur izraelit

spot_img

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Për këtë arsye ai ka punësuar një mjek izraelit. Mjeku në fjalë është Prof. Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv

Shapira këshillon liderët botërorë për trajtimet mjekësore të zemrës. Kardiologu izraelit merret kryesisht me problemet e zemrës dhe duket se presidenti turk vuan nga një gjë e tillë edhe pse nuk ka informacione zyrtare për të mbështetur këtë pretendim, shkruan media izraelite Ynet.

Ndërkaq sipas burimeve të mediave izraelite nuk është e çuditshme që Erdogan dhe Shapira takohen me njëri-tjetrin nisur edhe nga raporti i tyre që kanë mes njëri-tjetrit.

Qendra Mjekësore Sourasky dhe Shapira nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje. Spekulimet mbi shëndetin e Erdoganit kanë bërë xhiron e mediave muajt e fundit pasi videot ku ai shfaqte probleme me ecjen tregonte se diçka nuk shkonte me presidentin turk. Erdogan ishte në një vizitë intensive njëditore më 17 janar në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular