Bashkia e Dibrës ngeli pa drejtues, kur kryebashkiaku Dionis Imeraj vendosi të kandidojë dhe u zgjodh deputet i PS-së më 25 prill 2021
Gara e 6 marsit në Dibër përmban specifika të veçanta. Faktorët lokalë do të jenë vendimtarë në përcaktimin e fituesit të bashkisë dhe Lulzim Basha ka një shans real të tregojë forcën mbi Ramën, Berishën dhe Metën.
Dy deputetët e PD, Xhelal Mziu dhe Kreshnik Çollaku jo vetëm nuk u rreshtuan me “Foltoren” por ishin dhe janë aktivë në mbrojtje të Bashës. Nga ana tjetër, LSI nuk e ka më peshën që ka patur në atë zonë dhe konsumimi 9-vjeçar i PS është “bonus” për PD-në.
Dy ditë para ndërrimit të viteve, Lulzim Basha organizoi një takim të madh me demokratët në Dibër dhe mbështetja për të dalloi nga ajo në qytete të tjera.
Edhe aktivizimi i ish deputetit Xhemal Gjunkshi ishte i dukshem ne kete organziim.
Me gjasë, PS-ja nuk do të jetë agresive për fitore me çdo kusht. Rama paralajmëroi se pavarësisht se synon fitoren në të gjashta bashkitë, fokusi i tij është tjetërkund, tek “Këshilli Kombëtar”.
Ndoshta, “rilindja” e opozitës do të nisë nga Dibra. Më poshtë, rezultatet e 4 zgjedhjeve të fundit atje. Gazeta Shqiptare
BASHKIA DIBER
Zgjedhjet parlamentare 2021
PS 11459 vota
PD 13747 vota
LSI 2333 vota
Zgjedhjet vendore 2019 (vota për partinë)
PS 7,198
G99 1,516
PD-LSI Bojkot
Zgjedhjet parlamentare 2017
PS 9.370 vota
PD 8.220 vota
PDIU 9.985 vota
LSI 3.792 vota
Zgjedhjet vendore 2015 (vota për partinë)
PS 6,876 vota
PD 8,101 vota
LSI 2,878 vota