HomeKryesore“Vlera e koncensionit sa 1 % e GDP-së””- Zëdhënësja e PD-së: Të...

“Vlera e koncensionit sa 1 % e GDP-së””- Zëdhënësja e PD-së: Të hetohet inceneratori i Tiranës, mban firmën e Edi Ramës. Ja shkeljet

spot_img

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka listuar shkeljet e evidentuara për koncensonin e incenertorit të Tiranës dhe i bën thirrje SPAK për vendosjen përpara drejtësisë të zyrtarëve të përfshirë në këtë aferë. Përmes një konference për media nga selia blu, Zhupa, theksoi se tenderi ka zgjatur 16 ditë, ndërkohë që ligji e detyron për 52 ditë. Sakaq ajo shtoi gjithashtu se miratimi nga ana e bashkisë Tiranë është dhënë pa miratimin e Këshillit Bashkiak, por vetëm me firmë nga kryetari Erion Veliaj.

Zëdhënësja e PD-së i bën thirrje SPAK të hetojë inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dhe kryeministrin Rama, i cili është personi që ka firmosur kontratën.

“Ligji detyron që tenderi zgjat 52 ditë, ndërsa për qeverinë Rama vetëm 16 ditë. Duke bërë kështu shkeljen e parë për Inceneratorin e Tiranës. Por pse u bë kjo shkelje? Sepse fituesi ishtei paracaktuar dhe ishte Mirel Mërtiri, i cili nuk është i panjohur por që kishte marrë dhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit përmes të afërmve  të tij.

Mirel Mërtiri është shok me Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin, dhe me gjithë grupin e strukturuar kriminal që e firmosën këtë aferë, me Ëngjëll Agaçin me Edi Ramën. Kjo kontratë që është firmosur nga vetë kryeministri dhe më poshtë nga Lefter Koka, ka kaluar në një sitë nga KLSH, raporti i të cilit i është vendosur në dispozicion dhe Komisionit të Inceneratorëve.

Sipas KLSH kjo konntratë është e falsifikuar. Në kontratë thuhet se qytetarët do të paguajnë 29 euro për njësi ndërkohë që realisht qytetarët paguajnë 41 euro për njësi. Këtë e ka thënë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo është shkelja tjetër që ne evidentojmë, këto prova janë arsyeja pse Komisioni Hetimor po pengohet nga socialistët. Kjo skemë nuk kishte si të mos përfshinte dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shkresa për të marrë mendim i është dërguar të 5-tave bashkive të qarkut Tiranë.

Në vend që shkresa t’i dërgohej Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk e kalon në Këshillin Bashkiak, e firmos vetë për të dhënë pohimin për inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që anashkalon Këshillin Bashkiak, por vendos edhe për 4 bashkitë e tjera të qarkurt Tiranë Pse e bën ai këtë shkelje, pse Erion Veliaj ka shkelur ligjin? Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjet SPAK, ku duhet të zbulojë dhe rolin e Erion Veliajt në këtë aferë dhe pse e ka shkelur ligjin, çfarë përfitimesh ka pasur.

Vlera e koncesionit të inceneratorëve është sa 1% e buxhetit të shtetit, e kuptoni çfarë dëmi ekonomik ka shkaktuar kjo aferë”, tha Zhupa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular