HomeAktualitetArmand Duka reagon pas tritolit në shtëpinë e tij: Kam filmimet, duket...

Armand Duka reagon pas tritolit në shtëpinë e tij: Kam filmimet, duket një njeri me kapuç te porta

spot_img

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e tij në Durrës. Ai ka deklaruar se është i shokuar teksa ka theksuar se në banesë kanë qenë e gjithë familja e tij dhe se shpërthimin e ka dëgjuar i gjithë Durrësi. Ndërsa shtoi se i posedon filmimet dhe se ka parë në to një person me kapuç te porta. 

Duka: Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

Pyetje: Kush ka qenë në banesë?

Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.

Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?

Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular