Dega e PD Lushnje ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Lushnje ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.
Sipas burimeve në PD, ai eshte Indrit Sefa Sekretari për Çështjet Ligjore në PD. Emri i tij propozuar nga demokratët e Lushnjes nga baza qe ne procesin e primareve te vitit 2020 atehere kur u propozuan dhe kandidatet per deputet dhe bashki.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.