HomeAktualitetEMRI/Ja kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar...

EMRI/Ja kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar bashkie në Vorë

Advertismentspot_img

Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjës dhe Rrogozhinës edhe Dega e PD-së në Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, duke mbajtur në konsideratë votimet konfirmuese të anëtarëve, mbrëmjen e sotme Dega e PD-së në këtë qytet ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. 

Sipas burimeve në PD, Ymer Marku është emri i propozuar nga demokratët e Vorës.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qëndrore. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH, që pritet të mblidhet nesër.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular