Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e KQZ-së për të mos përfshirë Komisionin e Rithemelimit të PD-së, në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore
Në një intervistë për News24, Ngjela thotë se Berisha nuk e di se çfarë është ligji. Sipas avokatit, ish-kryeministri mendonte se mund të regjistrohej duke i bërë presion KQZ-së.
Ngjela shprehet se kandidatët e Berishës mund të futeshin në koalicion si kandidatë të pavarur, ose në listat e LSI-së ose PDK-së.
Ngjela: Nuk duhet të kishte asnjë suimbol. Berisha nuk e di fare se çfarë është ligji. Ky mendon se pasi ta çoj atje, do bëj presione dhe do ma lejojnë. Ka pasur presion ai atje, e patë si ishte në fytyrë. Komisioni nuk e pranoi koalicionin. Ata mund të dilnin si grupi i të pavarurve demokratik, dhe mund të futeshin. Ky është shtet ligjor. Kam të drejtë unë të nxjerr një Neë24? Madje edhe me ngjyrën tuaj? Është vepër penale kjo.
Zheji: Unë i rikthehem prapë një analize. Nuk e kuptoj se kush janë këshilltarët, pasi këto janë non-sense elementare juridike. Mua nuk më pëlqeu mënyrën se si Celibashi i dha mesazhin mediave. Nuk dha argument, thjesht tha nuk lejohet. Duke i parë këta si të mundur, të pafuqishëm, nuk marrin mundimin as të argumentojnë se pse nuk pranohet nga KQZ-ja.
Ngjela: Çdo vendim gjykate thotë ‘vendosi’ dhe është despozitiv. Kemi rrëzuar kërkesën tha. Arsyetimi i vendimit do dalë patjetër. Ai e hedh në gjykatë atë. Nuk e kandidon dot vetëm nëse mbledh firmat dhe kërkon të dalë i pavarur. Mund ta fusë në listën e PDK-së, por garon për këtë parti. Ai donte një vulë politike që unë jam PD. Ai prandaj e sulmoi selinë. Gjithë çështja është se PD shpalli kongresin e saj, në datën 18. Të tërë ata që e kanë gjykuar, kanë kuptuar se Berisha nuk ka shumicën. Nëse shkkon me kandidatë të pavarur, thotë se ai është PD. Çdo akt, juridik që nuk ka forcë juridike, është i pavlefshëm. Këta nuk e kuptojnë këtë, madje them se nuk ka jurist.
Ngjela ka komentuar sërish shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ngjela: Njëri është i dënuar me non-grata me të gjithë familjen. Duhet të fshihte kokën dhe mos të dilte. Ky thotë që është Shtëpia e Lirisë. E kuptoni se çfarë komedie e madhe është kjo. Mund të thoshte që është shtëpia e Forcës. Ne nuk kishim fuqi ta bënim këtë pastrim. Këtë nuk muind ta bënim se këta ishin forcë. Kishin pushtetin gjyqësopr, edhe parlamentin. Kemi një konvergim të interesit amerikan me interesin e popullit shqiptar. Ata thanë që brenda kësaj aleance, do eleminojmë korrupsionin. Me kë donit të eleminonin korrupsionin këta, me gjykatat e Saliut apo të Metës. Ne po presim eleminimin e korrupsionit nga SHBA.