Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas dënimit me burg të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në një postim në rrjete sociale diplomatja amerikane i bën apel institucioneve të drejtësisë që të demonstrojnë se askush, pavarësisht partive, pozitës apo pasurisë nuk është mbi ligjin. Ajo jep mesazhin që “nuk duhet të ketë më pandëshkueshmëri.
Postimi i Yuri Kim:
I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.