HomeKryesore“Dëshmorët” e Rilindjes që përfunduan në këto 9 vite pas hekurave

“Dëshmorët” e Rilindjes që përfunduan në këto 9 vite pas hekurave

spot_img

Nëntë vite kanë kaluar që kur kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama mundi PD-në dhe bashkë me të Sali Berishën në qershor të vitit 2013, i cili dha dhe dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi të plotë për humbjen. Prej atëherë, socialistët kanë qëndruar të pamundur, sa fituan edhe mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Gjatë këtyre 9 viteve, disa figura përfaqësuese ose të identifikuara me “Rilindjen” kanë rënë “dëshmorë’ dhe u është hequr liria, kryesisht për korrupsion, trafiqe apo shpëdorim detyre

Saimir Tahiri

Rasti më i fundit është ai i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, që bëri emër duke e kthyer Lazaratin e mbjellë me hashah në një tokë “djerrë” në aspektin e narkotikëve dhe “ra” pasi u ngatërrua me bandën famëkeqe të Habilajve.

Pas një beteje të gjatë me drejtësinë, Tahiri u dënua pasditen e së premtes, më 4 shkurt 2022 , nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me 3 vite e 4 muaj burg.

Ish-ministri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Lefter Koka

Një tjetër “i rënë” i Rilindjes është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Ishte data 14 dhjetor 2021 kur Koka përfundoi në pranga në kuadër të hetimeve për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se nga hetimet u vërtetua që  nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit në fjalë.

Veprimet dhe mosveprimet, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka, theksoi SPAK.

“Shtetasi L.K., në cilësinë e ish-ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare që janë përfitueset e kontratës së koncesionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij”, thuhet në njoftim.

Rovena Voda 

Gjykata e Posaçme vendosi vjet masen “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda.

Ajo u akuzua për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas SPAK, Voda akuzohet se kishte marrë përfitime nga shtetasit Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Fatos Tushe 

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe përfundoi në pranga vjet në korrik, i akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një tender të bashkisë së drejtuar prej tij. Prokuroria e Posaçme, SPAK urdhëroi gjithashtu arrestimin e 4 vartësve të Tushës dhe dy biznesmenëve, ndërkohë që katër zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes u lanë në masën e “arrestit në shtëpi” nga gjykata.

SPAK i nisi hetimet një vit më parë, nisur nga një referim i Policisë Gjyqësore për veprat penale të “korrupsionit pasiv”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

“Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me metodat tradicionale të hetimit,” thuhet në një deklaratë të SPAK.

Tushe, një ish-deputet i Partisë Socialiste e drejton Bashkinë e Lushnjes prej vitit 2011. Në 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur pas një granate të hedhur në zyrën e tij nga një ish-shofer i bashkisë.

Arben Çuko

Korrupsioni ia “bëri gropën” ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çukos, emri i të cilit doli rastësisht në muajin gusht gjatë përgjimit të anëtarëve të një bande që hetohej për trafik droge.

As dy muaj nuk kishin kaluar, kur policia zbuloi se kishte ekzekutuar urdhërarrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj tij. Ekzekutimi i urdhrit të lëshuar nga Krimet e Rënda është bërë pasditen e së dielës, 21 tetor 2018.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kishte kryer favorizimin ndaj të dënuarit Olsi Karagjozi, një vrasës me pagesë që ndodhet në burgun e Bradasheshit në Elbasan.

Favorizimi ishte bërë në transferimin e tij në institucionet e burgjeve ku është bërë e mundur që i dënuari të mbajë celular në qeli kundrejt shumave të ryshfetit 1500-3000 euro.

Për arrestimin reagoi edhe kryeministri Edi Rama duke u shprehur: “Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: Drejtësinë!”

Arben Ndoka

Po i njëjti skenar si me Çukon dhe me Tahirin çoi në arrestimin e Ndokës. gjatë përgjimeve të një grupi kriminal doli emri i tij, duke bërë që të vendosej nën përgjim dhe duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë.

Shoqërimi i Ndokës u krye pasditen e 21 tetorit 2018 për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga forcat RENEA. Arben Ndoka me vëllain e tij dhe personat e tjerë janë prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos në mars të këtij viti edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Ish-deputeti u akuzua për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.

Bashkë me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë, Ndoka ndikonte në tjetërsimin e  pronave te ‘Rana e Hedhun’ dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te te të afërmit e tyre. Ndërkohë që dje në kuadër të operacionit ‘Hipoteka’ sërish për tjetërsim pronash u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë në Lezh

Mark Frroku

Historia e Mark Frrokut ka një tjetër peshë mes “të rënëve” të Rilindjes. Ai është përballur dheme akuzën për vrasje, dhe është arrestuar dy herë brenda pak ditëve, për akuza të ndryshme.

Afro 60 minuta pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku, me kërkesë të shtetit belg për një vrasje të kryer atje në vitin 1999, autorizimi ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme.

Deputeti Frroku mbërriti në Drejtorinë e Policisë Tiranë më 2 prill 2015, i shoqëruar nga dy automjete të forcave “Shqiponja” të komisariatit numër 6. Pas seancës plenare Frroku u shoqërua me forca policie në banesë, ku prej ditësh ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Doshi”, për të cilën Frroku u akuza nga prokuroria se ka kryer veprën penale “deklarata të rreme përpara prokurorit”.

Më pas Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut në vitin 2015-të teksa vazhdonte të qëndronte në burg, duke pretenduar se me arrestimin në Shqipëri ishte shkelur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai këmbëngulte që Strasburgu ta cilësonte të paligjshëm arrestimin, pasi argumentoi se në këtë mënyrë i ishin mohuar të drejtat dhe liritë e tij personale dhe politike, por togat e zeza i hodhën poshtë të gjitha pretendimet e tij

Armando Prenga

Një sherr banal shkaktoi arrestimin e Armando Prengës më 5 shtator 2015. Zënka pati një bilanc të rëndë: 7 persona të plagosur, 2 prej të cilëve me armë zjarri.

Gjithçka ndodhi në qytetin e Laçit, ku Deputeti i Partisë Socialiste qëlloi me armë zjarri, veprim pas të cilit policia e shoqëroi në komisariat. Prenga u akuzua për “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”, njoftoi policia në atë kohë.

Por, ajo çka në pamje të parë ishte një sherr banal i kishte rrënjët në një konflikt më të hershëm, që lidhej me dhënien në administrim muaj më parë të lagunës së Patokut, vëllait të deputetit.

“Deri në atë kohë kjo lagunë administrohej nga një grup peshkatarësh të zonës, mes të cilëve dhe familja Çali, me pjestarët e së cilës ndodhi dhe përplasja e rëndë. Ata kishin denoncuar parregullsi në tenderin e zhvilluar nga ministria e Bujqësisë e në atë kohë dhe opozita foli për një favorizim të hapur ndaj vëllait të deputetit”, raportoi VOA në atë kohë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular