HomeAktualitetLargohej nga shtëpia dhe e tradhtonte, bashkëshorti i kap SMS-të në telefon!...

Largohej nga shtëpia dhe e tradhtonte, bashkëshorti i kap SMS-të në telefon! Gruaja e pranon: Më goditi me grusht! Vjehrri më ka ngacmuar seksualisht

spot_img

Tradhtia bashkëshortore është bërë “molla e sherrit” mes Thanasit dhe Pranverës nga Elbasani. Në një rrëfim gjatë emisionit “Me zemër të hapur”, Thanasi shprehet se i ka kapur mesazhet në celularin e bashkëshortes, teksa fliste me persona të tjerë.

Ai thotë se Pranvera është larguar disa herë nga shtëpia, duke i lënë fëmijët vetëm. Sipas tij, Pranvera ka shkuar në disa hotele me persona të ndryshëm. Këto akuza, ajo i ka pranuar gjatë emisionit live.

Pranvera thotë se ka qenë e detyruar që të largohet, duke pretenduar se vjehrri i saj, babai i Thanasit, e ka ngacmuar seksualisht. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga vjehrri i saj, Selimi i cili shprehet se çështjen e ka çuar në gjykatë.

Më tej, Pranvera tregon se bashkëshorti e ka qëlluar me grusht, në momentin që i ka kapur mesazhet në celular.

Thanasi: Kemi pasur probleme në çift. Ka ikur shumë herë largohej nga 2-3 ditë. Ikte dhe më thoshte jam në Shkodër, Elbasan dhe Durrës.Po bëhen thuaj 7 muaj që ajo doli nga rruga fare. Është bërë 20 herë në familje që për hatër të familjes. Herën e fundit erdhi makina, iku në Elbasan. I la fëmijët në mes të rrugës, nuk i mori në Elbasan. Nuk ka qenë me të afërm të familjes. Motra ime në Itali, 11 vite nuk ka pasur fëmijë. I dha zoti një fëmijë. Ka ardhur nga Italia, ne si familjarë i bëmë një drek. Të gjitha të mirat, nga ora 11 e gjys, mesazhet që i patë në ekran. Unë ia kapa sms që shkëmbente po shkruante. Nuk bëra gjë atë kojhë. Kur vajta në shtëpi e pyeta se çfarë janë këto mesazhe. Ajo donte të më merrte celularin që të mos shifja mesazhet. Dërgonte dhe foto e video.

Pranvera ka qenë tek unë sa herë ka dashur. Në verë, unë nuk kam kushte ku mund ta mbajë me fëmijët. Në shtator e tutje, Pranvera ka ardhur. Unë Pranverës, nuk i ka munguar asgjë nga ana ime. Nuk e kisha menduar. Pranvera ka vajtur në atë mision për të fshehur çfarë ka bërë vetë. Ka vajtur për tja vendosur fajin babait tim. Nuk më kanë thënë asnjëherë. Babai i ka folur Pranverës gjithmonë për të mirën. Mos rri gjithë ditën në telefon, dhe gatuaji fëmijëve.

Pranvera: Jam dakord për këtë muhabet, por kur një familje që bashkëshorti ikën dhe vjen 2 herë në vit, nuk përgjigjet për fëmijët, nuk k,am pse të qëndroj në këtë familje. Në momentin që më kanë marrë në telefon nga Policia, kam qenë në punë dhe nuk e kam hapur celularin. I bëj thirrje bashkëshortit tim, që Pranvera nuk i ka lënë fëmijët kot më kot, por i kam lënë pasi drama që ka ndodhur në familjen e tij, dhe unë duhet të ballafaqohem me vjehrrin tim. Nuk gënjej unë. Për punën e mesazheve jam fajtore. I kërkova familjes së bashkëshortit tim i kërkova falje që u largova. Bashkëshorti im e ka kapur celularin dhe më ka goditur me grusht në sy të fëmijëve të mi.

Thanasi: Jo nuk e kam bërë.

Pranvera: Mos gënje. Nuk i kam braktisur fëmijët. I kam braktisur nga e keqja. Mua më merrte bashkëshorti në Himarë dhe më thoshte pas dy ditësh, ik në shtëpi.

Vjehrri: Unë nuk i kam bërë asgjë fare. Ajo mashtron, kam shkuar në polici. Unë nuk kam asnjë gjë me atë. I linte fëmijët pa bukë, dhe rrinte në celular. Ajo që ka bërë, i kam çuar në gjykatë.

Pranvera: Dua të them këtë, të marrim shenjat e duarve të vjehrrit tim, dhe duart e mia, dhe të shohim se kush del fajtor. Nuk dyshoj për atësinë e fëmijëve të mi. Unë me vërte e firmosa atë, por ajo që më ka ndodhur në shtëpi, si mund të qëndroja aty. Videot që bashkëshorti dhe fotot ka gjetur, nuk e di se ku i ka gjetur.

Moderatorja: I ke në celular. Ti nuk largohesh kot nga shtëpia, por ke lënë takim me personat e tjerë.

Pranvera: Për telefonin, i kërkoj falje Thanasit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular