HomeKronikeU dënua me 3.4 vite heqje lirie, nga salla e gjyqit në...

U dënua me 3.4 vite heqje lirie, nga salla e gjyqit në qeli. Saimir Tahiri dërgohet në burgun…

spot_imgspot_img

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por ndryshe nga vendimi i parë, Tahirit i hiqet mundësia për konvertimi i dënimit në shërbim prove. Sipas vendimit të gjykatës ai do ta vuaj dënimin në një burg të zakonshëm 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Pas vendimit të GJKKO është firmosur dhe urdhri i arrestit nga prokurorët dhe ish-ministri, Saimir Tahiri ka dalë me pranga në duar nga gjykata dhe është dërguar në ambientet e paraburgimit të Burgut 313.

Pas dhënies së vendimit, ish-ministrit iu lejua telefoni vetëm për të kryer një telefonatë. Ai refuzoi të jepte një prononcim për media.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN I GJKKO

 Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 04.02.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi për çështjen me nr. 47 regjistri themeltar, datë 24.11.2021 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaed Çela, ku kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me ndryshimin si më poshtë:

-Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin z. Saimir Tahiri.
-Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin z. Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

saimir tahiri

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar pasi dëgjoi relatimin, prokurorët, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me ndryshimin si më poshtë:

Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin Saimir Tahiri. Vuajtja me burgim për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryehut në një burg të sigurisë së zakonshme. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur nga dita e nesërme”, tha gjykatësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular