HomeKryesoreZgjedhjet lokale/ PD: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” nuk përfaqësojnë demokratët, por...

Zgjedhjet lokale/ PD: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” nuk përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin e së shkuarës

spot_img

Partia Demokratike deklaron se kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nuk përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin e së shkuarës që po mban peng Shqipërinë.

Përmes një postimi në facebook, PD thekson se burri i prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi dosjen 184, është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për 6 marsin në Dibër.

Në deklaratë PD shton gjithashtu se demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën në pushtet.

REAGIMI

Kandidatët e shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, ata përfaqësojnë të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë.

Dibranët e dinë mirë se si Edi Rama dhe banda e tij me shantazhe e blerje votash u mori bashkinë në 2016-ën. Prokurorja që nuk i hetoi Ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës është pikërisht gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, Përparim Kryemadhit.

Berisha & Meta po i poshtërojnë dibranët duket sjellë si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi as dosjen e shitblerjes së votave nga socialistët dhe 300 kallëzime penale të bëra nga qytetarët dibranë, të cilët presin drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular