HomeKryesore“Berisha e kandidatët e tij janë pjesë e LSI”- PD: Çdo votë...

“Berisha e kandidatët e tij janë pjesë e LSI”- PD: Çdo votë për shtëpinë e Ilirit është votë për Ramën

spot_img

Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha sot prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës.

Në një reagim zyra e shtypit të PD thotë se Sali Berisha dhe kandidatët e tij tashmë janë pjesë e LSI dhe se nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike.

Sipas PD, Berisha është duke manipuluar demokratët, duke theksuar se çdo votë për atë e quan “Shtëpia e Ilirt” është votë për Ramën.

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë  tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013.

Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”, mbyll reagimin PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular