Greqi – Autoritetet greke janë vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër, i cili dyshohet se ka lidhje në vrasjen e 19-vjeçarit grek pak ditë më parë
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se i riu i shpallur në kërkim është shok i 23-vjeçarit shqiptar të vënë në pranga në lidhje me këtë ngjarje. Madje dyshohet se personi në fjalë është arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar arrestimit
Gjithashtu mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 20-vjeçar, anëtar i një grupi që mori pjesë në sulmin e përgjakshëm të ndodhur në vitin 2019 ndaj dy tifozëve sërish në zonën e Charilaos.
Thuhet se 20-vjeçari ka mbërritur me makinë në stacionin kufitar dhe ka kaluar në Shqipëri, ndërsa dokumentacioni i tij është kontrolluar nga autoritetet greke dhe ato shqiptare.