HomeAktualitetFOTOT/Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, e gjithë lagjia duket si në gjendje...

FOTOT/Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, e gjithë lagjia duket si në gjendje lufte

spot_img

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në lagjen Uskudar të Stambollit duke shkaktuar katër të plagosur.

Shpërthimi, i cili ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit shkaktoi shkatërrime të mëdha në pallatin ku ndodhi, por edhe në banesat përreth duke krijuar një situatë luften në rrugicat aty pranë.

Mediat lokale raportojnë se fuqia e shpërthimit e hodhi një person nga kati i katërt në tokë, por për fat të mirë ai mundi të shpëtojë.

Autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e të gjithë banesave përreth pasi ndërtesa në fjalë rrezikon të rrëzohet për shkak të dëmeve që ka pësuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular