Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Kuvendi i Malit të Zi ka shkarkuar edhe kryetarin e këtij institucioni, Aleksa Beçiq.
Për shkarkimin e tij votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 36.
Deputetët e opozitës, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, votuan pro shkarkimit, ashtu si edhe deputetët e partive të koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis. Kundër votuan deputetët nga partia e Beçiqit, Demokratët, nga Fronti Demokratik pro-serb dhe nga disa parti më të vogla.
Deri në zgjedhjen e presidentit të ri, parlamenti do të drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Strahinja Bulajiq (DF).
Shkarkimi i Beçiqit vjen pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, më 4 shkurt.
lajmi në përditësim