HomeKryesorePrapaskenat/ Çregjistrimi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i propozuari i PD-së votoi...

Prapaskenat/ Çregjistrimi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i propozuari i PD-së votoi kundër demokratëve. Si u ndanë votat në KAS

spot_img

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë sot vendimin e parë për zgjedhjet e 6 Marsit, një vendim i cili ka shkuar jo në favor të Partisë Demokratike.

Pas vendimit të Komisionerit Ilirjan Celibashi për të regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” vetëm me dy partitë LSI dhe PDK, pa grupin e Berishës, Partia Demokratike u ankua në KAS.

Demokratët kërkuan ccregjistrimin e koalicionit. Për rreth 60 minuta pesë anëtarët e KAS debatuan me dyer të mbyllura nëse kërkesa duhej marrë në shqyrtim ose jo.

Në përfundim të saj, KQZ-ja bëri të ditur zyrtarisht se me votat 3-2 u rrëzua kërkesa e PD-së për tu marrë në shqyrtim, me argumentin se selia blu si palë ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.

Burime të ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se Ledio Braho dhe Ilir Rusmali ishin pro shqyrtimit të kërkesës në KAS, ndërsa Elvin Lako, Koli Bele dhe Elvis Cefa ishin kundër.

Interesant është fakti që Elvis Cefa, një ish-drejtor i rëndësishëm i qeverisjes së Partisë Demokratike dhe i propozuar nga PD-ja në KAS, bashkoi votat me socialistët kundër PD-së dhe indirekt në favor të “Shtëpisë së Lirisë”.

Nga ana tjetër në favor të kërkesës së demokratëve për të shqyrtuar kërkesën e tyre në seancë, kanë qenë Ledio Braho, i njohur për qëndrimet e tij në favor të PD-së, si dhe ish ministri i Drejtësisë së PD-së, njëherësh edhe një prej njerëzve më të akuzuar të selisë blu për qëndrimet e tij të fundit, Ilir Rusmali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular