HomeAktualitetZheji: Arrestimi i Tahirit do trondisë klasën politike. Hajdari: Ish-ministri i priste...

Zheji: Arrestimi i Tahirit do trondisë klasën politike. Hajdari: Ish-ministri i priste prangat në sallën e gjyqit

spot_img

Analisti Artur Zheji tha në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, se drejtësia e re po tregohet e sforcuar në dy rastet e fundit të bujshme, dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe vendimin që pritet të jepet nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta

Për analistin Zheji, arrestimi i ish-ministrit Tahiri në sallën e gjyqit ishte vendim i gabuar dhe që tregon se “kemi të bëjmë me sforcimin për të pasur një kornizë të së vërtetës, ku nuk është gjithë piktura e të vërtetës. Kjo përbën problem për mua”.

Nga ana tjetër, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se me rastin e Tahirit nuk është bërë asgjë ndryshe nga rastet e tjera, pasi sipas tij, kur i pandehuri është i pranishëm në sallë, sigurisht që di arrestohet direkt pa e lënë të ikë në shtëpi, pasi në këtë rast do të akuzoheshin policët për shpërdorim detyre.

Pjesë nga diskutimet:

Zheji:
 Kuptohet që është një situatë e sforcuar. Së pari, dënimi i Saimir Tahirit është krejtësisht qesharak. Duhej kuptuar kush janë rrënjët, që e çuan Tahirin në këtë pikë. Nuk ka prova të reja ndaj tij në Shqipëri. Duket sikur drejtësia e re kërkon me çdo kusht të bëjë një figurë të mirë, të bëjë figurën e të reformuarit dhe godet Tahirin, sepse e ka gjysmë të përpunuar. Ndërkohë që Tahiri në mbrojtjen e tij ka folur për një situatë më komplekse, që nuk mund të ishte krejtësisht në dorën e tij, për fikje radarësh, etj. Mendoj se është i sforcuar edhe procesi që lidhet me shkarkimin e Presidentit. Termi ‘shkelja e rëndë’ është interpretativ. Kemi një proces në Gjykatën Kushtetuese, që po zgjatet përtej afateve. Por këto procese mbajnë pezull vendin, i mbajnë frymën, sepse janë veprime shkak-pasojë, do të ketë pasoja, dhe sigurisht pasojat do të tronditin klasën politike shqiptare.

Shkëlqim Hajdari: Rasti i Tahirit është që janë dy gjykata që e kanë deklaruar fajtor, edhe Gjykata e Shkallës së Parë, edhe ajo e Krimeve të Rënda. Sa i përket dënimit, them se nga pikëpamja e jashtme procesi ka shkuar normal, pa u politizuar. Masa e dënimit është dhënë në përshtatje me shpërdorimin e detyrës, që është një vepër penale që dënohet deri në 7 vite burg. Gjëja e re që do thoja është se pasi mbaroi vendimi i gjykatës, avokatët kanë pasur pretendime për procedurë. Kjo besoj se do jetë pjesë rekursi për Tahirin, pasi dy nga gjyqtarët kanë pasur konflikt interesi. Kjo çështje do të shkojë në Gjykatë të Lartë, e cila dihet që nuk merret me argumentim provash. Tahiri nuk ka qenë asnjëherë i pandehur në shtetin italian. Ai vetëm ka dalë në përgjimet e tyre, italianët nuk kanë ngritur akuzë ndaj Tahirit, madje nuk e kanë pasur as person nën hetim.

 

 

Zheji: Problemi është që nuk jam i qartë nëse është një vullnet për të bërë drejtësi, apo për t’u dukur sikur po bëhet drejtësi. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse gjysmë të vërtetat janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Unë këtu mendoj se kemi më tepër kornizën e drejtësisë, se drejtësi. Ose drejtësia duhet të ishte shumë e ashpër, ose mund të jepte pafajësi.

Hajdari: Kur i pandehuri është i pranishëm në Apel dhe vendimi merr formë të prerë, ai ekzekutohet menjëherë. Kështu që për Tahirin nuk është bërë asgjë ndryshe. Nëse Tahiri nuk do të ishte i pranishëm, vendimin do ta merrte prokurori, do ua jepte policëve që ishin aty dhe do shkonin ta merrnin brenda ditës.
Zheji: Tahiri e dinte që atë natë nuk do të kthehej në shtëpi, se ishte veshur si njeri që po shkonte në mal, pasi e dinte që nuk ka ngrohje në burg. Se tani burgu për të vuajtur, jo për të ndenjur normal.

Hajdari: Variantet në Apel për Tahirin tre ishin dhe ai e dinte shumë mirë që do të arrestohej në sallën e gjyqit. Fakti që Tahiri shkoi në gjyq dhe u përball me drejtësinë deri në fund tregon integritet. Kur je i pranishëm në sallë, do të arrestohesh aty. Nëse policia e lë të shkojë në shtëpi, shkel ajo ligjin.

Zheji: Integriteti i Saimir Tahirit u vërtetua, nuk është trimëri e vogël të hysh në burg. Grupe kriminale mund ta duan kokën tënde. Por, korrektësia për të zbatuar protokollin e arrestimit në sallë, më bind gjithnjë e më tepër se kemi të bëjmë me sforcimin për të pasur një kornizë të së vërtetës, ku nuk është gjithë piktura e të vërtetës. Kjo përbën problem për mua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular