HomeAktualitetAvokati i Tahirit rrëfen si po i kalon ditët në qeli ish-ministri

Avokati i Tahirit rrëfen si po i kalon ditët në qeli ish-ministri

spot_img

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka dhënë detaje se çfarë po ndodh tani me 42-vjeçarin.

“Sot në mëngjes pata takim te 313. Është në një dhomë më vete. Është në një gjendje shpirtërorë shumë të mirë sepse e ka pritur pa pesimizëm sepse është i ndërgjegjshëm dhe i vendosur në pafajësinë e vet.

Patjetër që do transferohet sepse ai është tani në një institucion paraburgimi. Çdo i dënuar që është i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të rrijë aty. Nuk është caktuar ende burgu i Rrogozhinës. Nuk kam informacion ku do shkojë. Në një burg si kamp që i thonë këta.

A i rrezikohet jeta Saimir Tahirit? Nuk besoj, por shteti duhet të marrë të gjitha masat për të krijuar siguri. Nuk ka pasur pretendim të tij për këtë. Ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku. Sot është takuar me familjarët.

Ne jemi të përgatitur edhe në kërkesën tonë në Gjykatë të Lartë sepse vepra penale e shpërdorimit në rastin konkret nuk mund t’i atribuohet një funksioni politik dhe e dyta nuk është dhënë asnjë shkelje që duhet përcaktuar veprimi dhe mosveprimi” – tha Haxhia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular