Votimi për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut ditën e nesërme në Kuvend, duket se ka vendosur në lëvizje Partinë Demokratike.
Vetëm një orë përpara fillimit të seancës plenare, në selinë blu do të zhvillohet një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së.
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se në mbledhje do të vendoset dhe qëndrimi që do të mbajnë deputetët lidhur me votimin në Kuvend.
“Pershendetje! Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli! Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.