HomeAktualitetFOTOLAJM- Mandati i vetingut/Përfaqësues të SHBA dhe BE mbërrijnë në seancë plenare

FOTOLAJM- Mandati i vetingut/Përfaqësues të SHBA dhe BE mbërrijnë në seancë plenare

spot_img

Përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë si dhe të ambasadës së Bashkimit Evropian kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë mesditën e kësaj të enjteje, për të ndjekur seancën plenare.

Prania e tyre në këtë seancë vjen për të parë nga afër votimin që pritet të bëjnë deputetët në Kuvend për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatit të mandatit të institucioneve të vetingut.

Si mazhoranca, edhe Partia Demokratike ka deklaruar votën pro këtyre ndryshimeve kushtetuese për vetingun.

Më herët, pak para se seanca plenare të niste në Kuvend, reagoi në Tëitter edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila i bëri thirrje deputetëve të lënë mënjanë politikën dhe ta votojnë sot zgjatjen e mandatit të vetingut për Shqipërinë dhe integrimin e saj evropian.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular